22 Dhjetor 2024

Ushtria ruse ka humbur 17.800 ushtarë, 143 avionë dhe 134 helikopterë

Kievë, 2 prill - Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se forcat ruse kanë humbur 17.800 ushtarë në luftën midis dy vendeve, së bashku me 143 avionë, 134 helikopterë dhe 631 tanke.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot.

17.800 trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 143 avionë, 134 helikopterë, 631 tanke, 1.776 automjete të blinduara, 317 sisteme artilerie, 100 sisteme raketahedhëse dhe 54 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.

Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 1.236 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 automjete karburanti dhe 87 mjete ajrore pa pilot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)