Ushtria Ruse autorizohet për ndërhyrje në Ukrainë
Moskë, 1 mars - Parlamenti rus miratoi në unanimitet kërkesën e Presidentit Valdimir Putin për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë në mbrojtje të qytetarëve dhe të personelit ushtarak rus në Gadishullin e Krimesë.
Numri një i Kremlinit argumentoi kërkesën e tij me nevojën për mbrojtjen e banorëve të etnisë ruse në Gadishull, për qetësimin e situatës si dhe për sigurinë e bazës ushtarake ruse dhe gjithë personelit të saj të vendosur qytetin jug-perëndimor të Krimesë, Sevastopol.