Ushtria amerikane teston sistemin "THAAD"

Washington, 30 korrik - Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se ushtria amerikane testoi me sukses sistemin "THAAD" në Alaska.
ShBA-ja bëri të ditur se ka rrëzuar me sukses një raketë balistike me rreze të mesme, në kuadër të testimeve, duke përdorur sistemin e pengimit.
Testi i sistemit të mbrojtjes raketore (THAAD) vjen në një kohë acarimi të tensioneve pasi Koreja Veriore testoi me sukes një raketë balistike interkontinetale, e cila dëshmoi se ka kapacitet për të arritur në territorin e ShBA-së.
Në prillin e këtij viti, ShBA-ja dhe Koreja e Jugut, vendosën një pjesë të sistemit "Thaad" në Korenë e Jugut, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga banorët vendës dhe të vendeve fqinje.