Ushtria amerikane po e vëzhgon nga afër një nëndetëse ruse
"Ne ndjekim nga afër anijet me interes, përfshirë anijet e huaja detare ushtarake, në zonën tonë të përgjegjësisë", tha Komanda Veriore e SHBA-së në rrjetin social Twitter.
Është e paqartë pse nëndetësja u shfaq në këtë rajon.
Komanda tha se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga Marina Ruse ose marinarë të tjerë në zonë.
"Ne jemi gjithmonë të gatshëm t'i ndihmojmë ata që janë në rrezik", thuhet në një postim në Twitter.
Siç njoftohet "aktiviteti detar rus" po zhvillohet në ujërat ndërkombëtare, përtej hapësirës detare të SHBA-së.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë i thanë Associated Press se nëndetësja u shfaq gjatë një stërvitjeje luftarake.
Prania e anijeve ruse shkaktoi shqetësim midis anijeve tregtare amerikane në Detin e Beringit më 26 gusht, tha Garda Bregdetare e SHBA-së.
Anije të shumta peshkimi njoftuan Gardën Bregdetare se ata kishin hasur në anijet ruse dhe ishin të shqetësuar, tha zëdhënësi i Gardës Bregdetare, Kip Wadlow, më herët më 27 gusht, raporton AP.
Por, më pas nga ushtria amerikane u tha se anijet ishin atje si pjesë e një stërvitjeje të paracaktuar ushtarake ruse që ishte e njohur për disa zyrtarë ushtarakë amerikanë.