21 Dhjetor 2024

Ushtarët e Kosovës shpëtojnë nënë me fëmijë në Hatay

Hatay, 9 shkurt - Tridhjetë ushtarakë të njësisë për kërkim-shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë disa ditë gjenden në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi.

Një nënë me fëmijën e saj dyvjeçar, me ndihmën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka arritur të shpëtojë nga rrënojat e tërmetit në qytetin e Hatay në Turqi.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga mëngjesi i djeshëm, janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqis.

“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare”, thotë FSK-ja dhe shtojnë se, pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar.

Njësitë e Ushtrisë së Kosovës në rajonet e prekura në Turqi kanë ditën e dytë të tërmetit. Sipas njoftimit të FSK-së, motivi i ushtarëve nga Kosova është i lartë dhe përkushtimi i tyre do të  vazhdojë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat.

 Me këtë motiv të lartë të ushtarakëve nga Kosova, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)