Uruguaj: vendi i parë që e legalizoi marihuanën
Senati i këtij vendi sot ka votuar në favor të legjislacionit të qeverisë, që paraqet eksperiment fillestar, i cili do të ndiqet për së afërti nga shtetet e tjera në kuadër të debatit për legalizim.
Sipas legjislacionit, konsumatorët mund të blejnë maksimun 40 gramë çdo muaj nga farmacitë e licencuara, nëse ata janë shtetas të Uruguajit, i kanë më tepër se 18 vjet, dhe janë të regjistruar në listën e qverisë, e cila e vëzhgon porosinë mujore.
Kur, marrëveshja të implementohet brenda 120 ditëve, banorët në Uruguaj do të mund të kultivojnë sasi të caktuar të marihuanës në shtëpitë e tyre.