Uria dhe vdekja kërcënon 4 milion sudanezë
Khartum, 11 prill - Ky ka qenë paralajmërimi i organizatës së ushqimit dhe bujqësisë së KB, FAO e cila thotë se rreth 4 milion njerëz nga Sudani i jugut dhe të Darfurit janë shpërngulur.
Në raportin e FAO-s thuhet se rreth 3.4 milion sudanezë për shkak të mungesës së ushqimit dhe shtimit të çmimeve të produkteve ushqimore, vuajnë nga kequshqimi.
Kriza e ushqimit në disa rajone të Sudanit ka arritur pikën kulmore dhe emergjente dhe shumica e banorëve të këtyre rajoneve përballen me rrezikun e vdekjes.