Uragani shtyn mbledhjen e KS të OKB-së për Kosovën

New York, 29 gusht - Uragani Irene shtyen mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës, bëhet e ditur nga selia në New Jork.
Mbledhja ishte paraparë për sot paradite, por për shkak të problemeve në Nju Jork me pasojat nga uragani Irene, u vlerësua se nuk ka kushte për të mbajtur seancën në pallatin e OKB-së.
Drejtuesit e KS-së të OKB-së vendosën që seanca të mbahet ditën e nesërme, ku do të dorëzohet raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për situatën në Kosovë, por aksenti do të përqendrohet edhe tek situata e fundit në veriun Kosovës. Në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe homologu i tij serb.