Uragani Sandy godet SHBA, 11 të vdekur orët e fundit
New York, 30 tetor - Uragani Sandy shkaktoi viktimat dhe të zhdukurit e parë menjëherë pasi preku brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.
Sipas zëdhënësit të Guvernatorit të Nju Jorkut janë të paktën 11 viktimat deri më tani të shaktuara nga Sandy apo Frankestorm sic e quajti media amerikane, duke pasur parasysh se cfarë ishte në gjendje të bënte stuhia.
Sandy prej mesnates se kaluar nuk u cilesua më si një një uragan, por një super stuhi post-tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 km/h.
Fuqia e tij u rrit ndjeshëm përgjatë rrugëtimit të tij shkatërrimtar, duke lënë pa energji elektrike rreth 2.8 milion banorë. Niveli i ujit arriti në shifra rekord në Manhatan.
Për shkak të Sandy-t autoritetet u detyruan të evakuojnë rreth 200 pacientë nga një spital në Neë York.
Ndërsa në Bellevue Hospital Center, kati i parë u përmbyt nga uji dhe energjia elektrike u ndërpre.Megjithatë situata u vu shpejt nën kontroll nga autoritetet dhe nuk paraqitet problem për asnjë prej pacientëve.
Stuhia goditi edhe Atlantic City mbrëmjen e së hënës. \"Unë jetoj prej 16 vjetësh këtu, por ajo që kam parë këtë radhë është shokuese dhe e pabesueshme\", thotë pronari i një prej tavernave në AC.
Ndërsa në lagjen e poshtme të Manhattani-t, Baterry Park uji ka përmbytur rrugët, duke thyer rekordin që shënoi Uragani \"Donna\" që goditi zonën në vitin 1960. Zona tashmë është krejtësisht e bllokuar, shkollat e janë të mbyllura dhe popullsia është evakuuar prej drekës së të hënës.
Përmbytjet shkaktuan edhe mbylljen e tre aerporteve të zonës LaGuardia, John F. Kennedy dhe Newark Liberty. Uji ka hyrë edhe nëpër tunelet që lidhin zonën e poshtme të Manhattan-it dhe Brooklyn, ndërsa era ka shkaktuar edhe probleme në një ndërtesë ku po kryheshin punime.
Kryebashkiaku i New York Michael Bloomber tha për mediat se ka një sasi të madhe uji në zonën e poshtme të Manhattani-t, ndërsa dhjetëra pemë janë shkulur nga vendi duke sjellë bllokimin ë rrugëve.
\"Ne e dinim që do të ishte një stuhi shumë e rrezikshme dhe ndodhi ajo që ne prisnim. Më e keqja ndodhi dhe qyteti tani po ndjen pasojat\", tha Bloomberg.
\"Sandy\" përputhet me hënën e plotë, që sjell dhe batica më të mëdha. Sandy ka vrarë me heret edhe 69 persona, 52 prej të cilëve në Haiti, pasi kaloi nëpër Karaibe javën e kaluar.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama paralajmëroi amerikanët që të ndjekin udhëzimet e skuadrave të emergjencës.
Kur ata ju thonë të largoheni, atëherë duhet të largoheni. Mos u vononi dhe mos neglizhoni, deklaroi zoti Obama, i cili ka anuluar fushatën elektorale 8 ditë para zgjedhjeve.
Mos i bëni dysh udhëzimet që po ju jepen, sepse kjo është një stuhi serioze dhe mund të ketë pasoja fatale, tha presidenti, që garon për një mandat të dytë.
Obama ka firmosur deri tani 9 deklarata emergjence që mbulojnë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masaçusetsin, Konektikatin, Ishullin Rode, Delauerin, Pensilvaninë, Merilendin dhe Rajonin e Kolumbisë.