23 Dhjetor 2024

Uragani më i fuqishëm në histori, sjell katrastofë natyrore në SHBA

Luziana, 28 gusht - Të paktën 6 persona ndërruan jetë në Luiziana, si pasojë e uraganit Laura i cili vërshoi të enjten në vend.

Sipas mediave të huaja, personat që ndërruan jetë, thuhet se u goditën nga shembja e pemëve tek shtëpitë e tyre.

“Kjo ishte stuhia më e fuqishme që zbarkoi ndonjëherë në Luiziana”, tha guvernatori, John Bel Edvard.

“Uragani po shkakton dëme të mëdha dhe kërcënuese për jetën e njeriut”, u shpreh ai.

Raportohet se në mesin e viktimave nga këto erëra, ishte një vajzë 14 vjeçare.

Uragani “Laura“ i kategorisë katër, ditën e djeshme arriti në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke prekur Luizianën me erëra mbi 240 kilometra në orë.

Pothuajse gjysmë milioni banorë janë evakuuar.

Ekspertët paralajmëruan më heret për “stuhi katastrofike dhe përmbytje të ndezjes”.

‘Laura’ është një stuhi me përmasa historike, shpejtësia e erës në ulje ka tejkaluar atë të Uraganit ‘Katrina’ në 2005 që njihet si më i forti vitet e fundit.

103 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Luiziana dhe rreth 17 mijë banesa në Teksas. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA ka parashikuar dallgë deri në 6 metra lartësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)