05 Maj 2024

Uragani “Irene” alarmon SHBA-në

Washington, 27 gusht - Në SHBA tashmë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të uraganit Irena i cili nga momenti në moment mund të godasë brigjet lindore të SHBA-së.

Guvernatorët e Karolinës Veriore, Virxhinias, Merilendit, Delaveras, Nju Jorkut dhe Nju Xhersit tashmë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme,njofton Korrespodenti i Iliria News Agency, Beqir Sina, nga Nju Jorku.

Uragani Irene që nga Bahamet po i afrohet Karolinës Veriore, deri tani ka marrë pesë viktima njerëzish, ndërsa miliona njerëz po përgaditen nga goditjet e stuhisë, e cila pritet të jetë më e rrezikshme gjatë kësaj fundjave.

Në Uashington u anulua ceremonia e hapjes së përmendores së Martin Luter Kingut, ku ishte paraparë edhe pjesëmarrja e presidentit Obama.

Uragani të shtunën pritet të përfshijë Karolinën Veriore dhe do të jetë i kategorisë së tretë, që do të thotë do të sjellë erën me shpejtësi prej 185 km në orë. Derisa uragani do të mbërrijë në Nju Jork, fuqia e tij do të dobësohet dhe do të kalojë në kategorinë e parë apo të dytë.

Presidenti Obama u bëri thirrje banorëve të brigjeve lindore në Shtetet e Bashkuara të marrin masa në prag të goditjes nga një uragan i fuqishëm, për të cilin ai tha mund të jetë “jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i kushtueshëm”.

Zoti Obama tha sot se sipas të gjitha gjasave, uragani Irene mund të jetë një stuhi “historike”. Ai tha se vendi duhet të përgatitet për “më të keqen” dhe i bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat ku është dhënë urdhëri për evakuim, të zbatojnë urdhërin. Uragani e detyroi presidentin të kthehet nga pushimet një ditë më herët. Ai do të kthehet sonte në Ëashington nga ishulli “Martha’s Vineyard”.

Autoritetet amerikane druhen se uragani do të shkaktojë përmbytje, ndërprerjen e energjisë elektrike, si dhe dëme me vlerën e miliarda dollarëve.

Në Nju Jork po vazhdon evakuimi i banorëve nga disa zona që mund të goditen nga uragani. Evakuimet po kryhen në Manhattan, Queens, Brooklyn dhe Staten Island, ndërsa bëhet fjalë për mbi 250 mijë banorë që duhet të evakuohen.

Guvernatori i Nju Jorkut, Majkl Blumberg paralajmëroi se të shtunën sipas orës lokale amerikane do të ndërpriten linjat e metrove, komunikacioni dhe lëvizja e autobusëve. Derisa të largohet uragani, banorët e zonave të evakuuara do të vendosen në pjesët e larta të Nju Jorkut.

Blumberg ka paralajmëruar se uragani mund të godasë Nju Jorkun të dielën në orët hershme të mëngjesit.

Në mesin e nju-jorkezëve po mbretëron nervozizëm dhe shqetësime, sidomos nga zonat ku pritet të godasë stuhia. Një pjesë e madhe e tyre po largohen drejt shteteve tjera për të kaluar fundjavës dhe për të parë nga distanca uraganin “Irene”. Por janë shumë prej tyre që do të mbeten. Ata po furnizohen me bateri, ujë të pijshëm dhe ushqime të thata dhe të konservuara. Njerëzit po largohen herët nga vendet e punës kryesisht në Manhattan, për tu përgatitur.

“Unë jam tre dekada në Nju Jork me familjen time dhe asnjëherë nuk kam përjetuar këtë ngjarje që po na afrohet dhe nuk e dijmë se çfarë do të jetë dhe si do e kalojmë”, thekson Alberti, një emigrant shqiptar, i cili jeton në Queens.

Janë Manhattan, Queens, Staten Island, zonat ku janë të koncentruar një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në SHBA. Këto zona po evakuohen dhe po vazhdon largimi i tyre drejt zonave të sigurta.

Shumica e shqiptaro-amerikanëve janë nën presionet e lajmeve dhe paralajmërimeve për uraganin Irene, por ata luten që këtë ta kalojnë në qetësi. Disa anëtarë të rrjeteve sociale në internet kanë lënë porositë dhe lutjet e tyre në Facebook, tëitter, se si po bëhen gati për të evakuuar dhe falë Zotit për të shpëtuar.

Uragani Irene u formua në zonën e Karaibeve, të mërkurën goditi Bahamet, ku u shkatërruan shumë shtëpi, u vërshuan rrugët dhe u ndërpre furnizimi me energji elektrike, por nuk ka pasur viktima. Viktimat u regjistruan në Haiti, Republikën Dominikane dhe Portoriko.

Agjencia federale për situata të jashtëzakonshme (FEMA) po bën koordinimin e të gjitha aktiviteteve dhe përgaditjeve për të shmangur pasojat e stuhisë, me ç`rast janë siguruar fondet për nevojat e ndryshme dhe pastrimin e terrenit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)