Uragani "Earl" godet Amerikën Qendrore
Majami, 5 gusht - Uragani Earl preku tokën pranë qytetit Belize, ndërsa vazhdon të zhvendoset drejt perëndimit në Karaibe.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në Majami thotë se studia e kategorisë së pare mbërriti në vendin e Amerikës Qendrore me erëra që kapnin shpejtësinë 130 kilometra.
Earl pritet të dobësohet ndërsa përshkon Belizen dhe më pas Meksikën e Jugut dhe Guatemalën Veriore.
Paralaljmërimet për uraganin janë në fuqi në për disa vende të Amerikës Qendrore. Në Meksikë banorët janë evakuuar në zonën ku pritet të kalojë uragani.