"Ura 2" projekt gjermano-francez për të riatdhesuar kosovarët
Nürnberg, 5 nëntor - Që nga tetori i vitit 2013 Enti për Migracion dhe Refugjatë (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge - BAMF) dhe Zyra Franceze për Migracion dhe Refugjatë (Office Français de lImmigration et de lIntégration - OFII) bashkëpunojnë në kuadër të projektit për riatdhesim Ura 2 në Republikën e Kosovës.
Fillimi zyrtar i këtij bashkëpunimi është shënuar sot, më 5 nëntor 2013, në Prishtinë. Ceremonia e hapjes është bërë nga Udhëheqësi i Sektorit nga BAMF, Hartmut Sprung, dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII, Carole Leleu si dhe përfaqësues të të dyja ambasadave.
Udhëheqësi i Sektorit theksoi rëndësinë e një partneriteti të ngushtë gjermano-francez në përkrahjen e riintegrimin në Kosovë: Me këtë projekt të përbashkët duam që të riatdhesuarit në Kosovë ti përkrahim me synim të caktuar që të integrohen në aspektin social dhe ekonomik në atdheun e tyre të ri dhe të vjetër dhe që ta ndërtojnë një jetë të re këtu.
Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII theksoi në fjalimin e saj historinë dhe kontekstin e bashkëpunimit ndërmjet BAMF dhe OFII në sferën e riintegrimit të të riatdhesuarve. Fillimi i projektit të përbashkët do të kontribuojë që bashkëpunimi konstruktiv dhe i suksesshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve të thellohet.
Projekti URA 2 përkrah të kthyerit nga Gjermania dhe Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë përmes shërbimeve të këshillimit dhe shërbimeve tjera.
Në Qendrën për Kthim në Prishtinë, e cila do të përkrahet në kuadër të këtij projekti, të riatdhesuarit marrin ndër tjerash ndihma direkte për banim dhe mobilim, për trajtime mjekësore apo medikamente dhe u mundësohet pjesëmarrja në shkollime të vazhdueshme profesionale apo trajnime mbi themelimin e bizneseve.
Në kuadër të projektit gjerman URA 2 enti francez do ta shfrytëzojë inftrastrukturën ekzistuese, që në kuadër të një pilot-projekti njëvjeçar ti përkrah të kthyerit vullnetarë nga Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë.
Në janar 2013 Ministri Federal për Punë të Brendshme i Republikës Federale të Gjermanisë dhe homologu i tij francez kanë nënshkruar një Deklaratë të qëllimit të bashkëpunimit në çështje të riintegrimit.
Të dyja palët deklarojnë përmes kësaj dëshirën e tyre të përbashkët, që ta forcojnë bashkëpunimin në sferën e riintegrimmit dhe të realizojnë synimet e përbashkëta të politikave të riatdhesimit dhe migracionit. Për realizimin e objektivave të deklaratës së përbashkët janë emëruar OFII, nga ana franceze dhe BAMF, nga ana gjermane.