09 Janar 2025

UNMIK-i tërhiqet nga konferencat rajonale

Prishtinë, 29 shkurt - UNMIK-u do të ketë mirëkuptim për Qeverinë e Kosovës. Misioni i OKB-së ka vendosur që të tërhiqet vetë nga mekanizmat rajonalë, ku Kosova do të paraqitet si Kosovo.

Një ditë pasi është publikuar marrëveshja e arritur në Bruksel për përfaqësimin rajonal, ku i jepet e drejta UNMIK-ut që në organizatat ku ka prezantuar Kosovën, misioni i OKB-së ka marrë qëndrim që të lehtësojë zbatimin e konkluzioneve.

“Për ne është me rëndësi që ta shohim Kosovën të përfaqësohet në nismat rajonale. Ne nuk kemi interes që të marrim pjesë në takime kur ka alternativa të përfaqësimit të Kosovës, për këtë pajtohen të gjitha palët”, ka thënë Oliver Slagado, zëdhënës i UNMIK-ut.

Misioni i OKB-së, sipas zëdhënësit, është i interesuar që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes, shkruan “Koha Ditore” por mirënjohje për vetëtërheqjen e UNMIK-ut nuk është treguar të martën kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se UNMIK-u nuk do të jetë as në korridore të takimeve dhe nuk e ka komentuar pikën e gjashtë të marrëveshjes në Bruksel, që ia mundëson UNMIK-ut prezencën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)