24 Dhjetor 2024

UNMIK i gatshëm për hetime rreth organeve njerëzore

New York, 7 shkurt - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë situatën në Kosovë në raportin më të fundit të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizata botërore, Ban Ki-Moon në mbledhjen që do të mbahet me 16 shkurt.

Në raportin e tij, Ban Ki-Moon ka theksuar se UNMIK-u është i gatshëm të përkrah hetimet për tregtinë e organeve në Kosovë dhe njëkohësisht është shprehur se në periudhën e ardhshme do të ketë përparim në hapjen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, raportoi Tanjug

Raporti më i fundit tremujor i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka të bëjë me periudhën prej 19 tetor të vitit të kaluar e deri më 15 janar të këtij viti.

Po ashtu, në raport, Ban Ki-Moon thekson se publikimi i raportit të raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dick Marty për tregëtinë e organeve në Kosovë, si dhe miratimin e rezolutës në Parlamentin e Evropës të Këshillit të Evropës, ka shkaktuar reaksione dhe valë të pakënaqësisë në mesin e politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)