UNICEF: Në botë punojnë 150 milion fëmijë
New York, 26 shkurt - Në mbarë botën, ka 150 milion fëmijë në kufijtë e moshave mes 5-14 vjec, të angazhuar në punë.
Kjo shifër komunikohet nga UNICEF, agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, në raportin e saj të fundit, duke konfirmuar se niveli më i lartë i këtij fenomeni është më i madh në Afrikën sub-Sahariane.
Sipas të dhënave të këtij raporti, të rinjtë rezultojnë të jenë gati 3 herë më shumë të papunë se sa të rriturit. Dhe kur ata kanë një punë, në shumë raste ajo nuk është e mirë.
Organizata e OKB-së gjithashtu konsideron se më shumë se një milion fëmijë janë ndaluar nga policia dhe se 70 milionë të tillë në mbarë botën, nuk e ndjekin shkollën.
Një nivel global, thuhet se femrat janë prapa djemve sa i përket pjesëmarrjes shkollore dhe se normat më të ulëta të ndjekjes së shkollës rekord jane në Lindjen dhe Azinë Jugore, me normat e regjistrimit neto prej 24% për meshkujt dhe 22% për femra.