UNICEF-i: 1 në 4 fëmijë irakianë jeton në varfëri
Bagdat, 12 shkurt - Një në katër fëmijë irakianë jeton në varfëri, pas fillimit të luftës ndaj organizatës ekstremiste "Shtetit Islamik" në vitin 2014.
Sipas një deklarate të UNICEF-it të publikuar të dielën, numri i fëmijëve të prekur nga varfëria e shkaktuar nga lufta arrin në 3.7 milionë, ndërsa mbi 3 milionë të tjerë nuk kanë qasje në arsim. Vlerësohet gjithashtu se një shumë i madh fëmijësh janë detyruar të lënë shkollën.
Të dhënat e UNICEF-it tregojnë se që nga viti 2014, në Irak janë regjistruar gjithsej 150 sulme ndaj institucioneve arsimore dhe 50 ndaj atyre shëndetësore.
50 për qind e shkollave irakiane kanë nevojë për restaurimin. UNICEF-i i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë përpjekje për të ndihmuar Irakun në rindërtimin e infrastrukturës arsimore dhe ofrimin e shërbimeve publike për fëmijët.