UNHCR shpall laureatin e çmimit Nansen për refugjatët
Gjenevë, 17 shtator - Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) sot shpalli fituesen e Çmimit Nansen për punën për refugjatët, murgeshën kongoleze, e cila ka ndihmuar qindra femra viktima të dhunës dhe të abuzimit nga (Lords Resistance Army) dhe grupe të tjera brutale në very-lindje të largët të RD të Kongos.
Motra Angélique Namaika, përmes Qendrës për Reintegrim dhe Zhvillim, të drejtuar nga ajo, ka ndihmuar në ndryshimin e jetës së 2,000 grave dhe vajzave, të cilat ishin përzënë nga shtëpitë e tyre dhe ishin abuzuar, kryesisht nga rebelët e LRA.
Shumë nga ato femra që ka ndihmuar rrëfejnë për rrëmbime, punë të detyruar, rrahje, vrasje, dhunë dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut.
Komisioneri i Lartë i KB-ve për Refugjatët, António Guterres, tha se motra Angélique punon palodhshëm të ndihmojë gratë dhe vajzat, të cilat në ekstrem janë të cenueshme për shkak të traumave të tyre, varfërisë dhe zhvendosjes.
Sfidat janë të mëdha, gjë që bën që puna e saj të jetë madhështore ajo nuk lejon asgjë të ndalë rrugën e saj.
Motra Angélique do të marrë shpërblimin Nansen për punë për refugjatët dhe Medalen Nansen në një ceremoni në Gjenevë më 30 shtator.
Ngjarja do të përcillet me një fjalim kryesor nga autori Paulo Coelho, performacë muzikore nga këngëtarja Dido, këngëtarja maleziane Yuna dhe muzikantët nga Mali Amadou dhe Mariam të nominuar për Grammy.