12 Janar 2025

UNHCR: Numri i refugjatëve në botë arrinë në 45.2 milion

Gjenevë, 19 qershor - Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka bërë të ditur se numri i të shpërngulurve dhe refugjatëve në botë, ka shkuar në 45.2 milion vitin e shkuar, që paraqet shifrën më të lartë në 18 vjetët e fundit.

Në raportin e saj vjetor “Trendet globale”, UNHCR shkruan se shtimi i numrit është nxitur nga lufta në Siri, Mali dhe gjetiu.

Globalisht, sipas kësaj agjencie, rreth 7.6 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2012 – që i bie një njeri në çdo katër sekonda.

UNHCR thotë se në Siri, numri i përsonave të zhvendosur është rritur në 4.25 milion, kurse 1.6 milion kanë ikur nga shteti.

Komisionari i lartë për refugjatë, Antonio Guterres, ka thënë se 55% e refugjatëve dhe personave të zhvendosur vijnë nga Afganistani, Somalia, Iraku, Sudani dhe Siria.

Sipas shifrave të UNHRC, i bije se në aspektin global, çdo i katërti refugjat është afgan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)