12 Janar 2025

UNHCR: Mbi 45.2 milion vetë u shpërngulën në vitin 2012

Gjenevë, 20 qershor - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR thotë se numri i refugjatëve apo i njerëzve të zhvendosur brenda vendit në vitin 2012, ishte më i larti që nga viti 1994.

UNHCR-ja tha në një raport sot se lufta dhe kriza të tjera vitin e kaluar detyruan një person në çdo 4.1 sekonda të braktisë shtëpinë e tij ose të saj.

Raporti vjetor Prirje Globale thotë se mbi 45.2 milion vetë u shpërngulën në vitin 2012 krahasuar me 42.5 milionë në vitin 2011.

Sipas raportit, lufta ishte arsyeja kryesore për zhvendosje. Mbi 55 për qind e personave që kanë ikur refugjatë janë nga Afganistani, Somalia, Iraku, Siria dhe Sudani.

UNHCR thotë se Afganistani është vendi nga ku ikin më shumë refugjatë në botë, një vend që e ka mbajtur prej 32 vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)