13 Janar 2025

UNHCR e shqetësuar për numrin e lartë të refugjatëve në Jemen

Oman, 10 nëntor - UNHCR-ja njoftoi të premten se mbi 62 mijë azilkërkues, refugjatë dhe emigrantë mbërritën në Jemen nga gadishulli i Bririt të Afrikës në Afrikën Lindore gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti.

Zëdhënësi Fahran Haq shprehu shqetësimin për numrin e lartë të personave të cilët rrezikojnë jetët e tyre duke udhëtuar nga Briri i Afrikës.

\"Jemeni për të gjashtin vit rradhazi shënoi një numër të lartë të personave që mbërrijnë nga deti, ndërsa 100 mijë persona arritën në vend vetëm vitin e kaluar\", tha Haq, duke shtuar se Gjiri i Adenit mbetet një nga rrugët më të frekuentuara detare për azilkërkuesit e emigrantët.

Sipas UNHCR-së, qindra njerëz, përfshirë refugjatët sirianë, kanë humbur jetën në muajt e fundit duke kaluar Detin Mesdhe për në Europë. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)