Ulet popullariteti i kryeministrit francez
Paris, 10 qershor - Në bazë të sondazheve më të fundit të zhvilluara në Francë është uluar përsëri popullariteti i kryeministrit francez.
Sipas një njoftimi të agjencisë AFP të lajmeve sipas rezultateve të institutit Opinion Way, niveli i pakënaqësisë ndaj kryeministrit francez Manuel Valls përgjatë muajit qershor në krahasim me një muaj më parë është ulur me 5%.
Në këtë mënyrë 38% e opinionit francez është në mbështetje të kryeministrit të vendit të tyre. Niveli i popullaritetit të kryeministrit Valls përgjatë muajit maj ka qenë 43% ndërsa gjatë muajit prill 46%.
Ndërkohë popullariteti i presidentit socialist të Francës Francois Holonde është 79% ndërsa niveli i shprehjes së kënaqësisë së shtetasve francezë nga puna e tij është 20%.