Ulet përqindja e popullsisë kineze në botë
Pekin, 12 korrik - Nga fillimi i zbatimit të reformës së "Planifikimit Familjar" e deri në vitin 2010, popullsia e Kinës është ulur nga 22% në 19%, në rang botëror. Lajmin e konfirmon, drejtori i Komitetit Shtetëror të Popullsisë dhe Planifikimit Familjar, Li Bin.
Por problemi i popullsisë mbetet ende është një nga më të rëndësishmit që kufizojnë zhvillimin ekonomik e shoqëror. Sipas Li Bin, do të ketë një vëmendje të vazhdueshme në të ardhmen.
Qeveria kineze synon të vazhdojë të nxitë zhvillimin e ekuilibruar të popullsisë, duke e pasur këtë strategji shtetërore.