12 Janar 2025

Ulet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia, rritet i atyre nga Shqipëria

Bruksel, 3 qershor - Në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është përgjysmuar numri i azilkërkuesve të rrejshëm nga Maqedonia.

Kjo u bë e ditur nga raporti për gjendjen në kufijt e shengenit që u publikua sot nga Komisioni Evropian dhe pasqyron gjendjen për dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit, për 46 për qind është zvogëluar numri i kërkesave për azil nga  qytetarët e Maqedonisë, ndërsa për 44 për qind numri i kërkesave për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

Ndërkohë, raporti bën të ditur për rritjen e kërkesave për azil nga qytetarët e Shqipërisë, edhe ate rritje e lartë prej 74 për qind dhe nga Bosnjë – Hercegovina prej 51 për qind.

Vendet ku vijon numri më i madh i azilkërkuesve janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)