Ukrainë, vazhdojnë protestat e ashpra
Kievë, 7 dhjetor - Mijëra protestues kundër Yanukovich-it vazhdojnë të qëndrojnë jashtë selisë së qeverisë në Kiev, pavarësisht thirrjeve të policisë.
Kreu i opozitës Vitaly Klitschko tha se ëndrra e tyre për të qënë më afër Europës iu mohua nga presidenti Viktor Yanukovich, i cili refuzoi nënshkrimin e një marrëveshjeje asocimi me Bashkimin Europian.
Vendimi i Kievit për të refuzuar marrëveshjen e tregtisë dhe integrimit në BE, dhe nga ana tjetër për nxitjen e lidhjeve me të ngushta ekonomike me Moskën, kanë shkaktuar protesta të ashpra në vend.
Kryeministri ukrainas Mykola Azarov tha se Yanukovich është takuar me presidentin rus Vladimir Putin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
Protestat u intensifikuan që prej 21 nëntorit kur presidenti hoqi dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes me BE-në, duke u shprehur se vendi ka nevojë për lidhjet e ngushta me Rusinë.