Ukrainë, sulmohen tre filale të bankave ruse në Lviv

Kiev, 22 shkurt - Sulmues të panjohur mbrëmë vonë kanë kryer sulme mbi bankat ruse në qytetin perëndimor ukrainas Lviv.
Zëdhënësja e Administratës së Policisë në Lviv, Svetlana Dobrovolskaya deklaroi se mbrëmë në ore 01:10 sipas orës lokale sulmues të panjohur hodhën kokteje molotovi mbi filialet e Sberbank në rrugën Franko.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në brendinë e zyrës, kurse sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes.
Gjysëm ore më vonë, një sulm i ngjashëm është kryer edhe ndaj filialit të bankës ruse VTB Bank në rrugën Cernovola. Me këtë rast u thyen xhamat e jashtëm dhe sportelet.