Ukrainë: Janukoviç dyshohet për vrasje të paramenduar
Kiev, 26 shkurt - Ish-Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasje të paramenduar. Gjykata mori vendimin për ta ndaluar atë.
Për këtë u tha gazetarëve i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës Oleg Mahnickij.
\"Janukoviç është shpallur person në kërkim. Neni që i inkriminohet atij - Vrasje në masë e njerëzve me rrethana rënduese\", - deklaroi ai.
Sipas fjalëve të Oleg Mahnickit, është lëshuar urdhri nga gjykata për arrestimin dhe sjelljen e Viktor Janukoviçit përpara gjyqit\".
Mahnickij njoftoi gjithashtu se është shpallur i kërkuar edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm Viktor Pshonka.