22 Dhjetor 2024

Ukraina vret në luftë kolonelin rus Andrei Zakharov

Kiev, 10 mars - Koloneli Andrei Zakharov, komandant i një regjimenti tankesh ruse, u eliminua nga forcat ushtarake në distriktin Brovary të rajonit Kiev.

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat ukrainase të cilat shprehen se në rajonin e Kievit, Forcat e Armatosura të Ukrainës likuiduan komandantin e regjimentit të pushtuesit.

Sipas komandës së Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura, në vitin 2016 Zakharov mori një urdhër "Guximi" nga Putin.

Asokohe, Vladimir Putin shpërndau disa dekorata shtetërore për personelin e shërbimit dhe specialistët e industrisë së mbrojtjes, të cilët u dalluan në kryerjen e misioneve speciale në Republikën Arabe Siriane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)