Ukraina rrezikon ndarjen
Nju Jork, 16 dhjetor - Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, paraprakisht mori një hap drejt zgjidhjes së trazirave politike të vendit të tij në fillim të kësaj jave, duke u bashkuar në një tryezë të rrumbullakët me ish-presidentët e Ukrainës për të diskutuar për përgjigjet e mundshme ndaj protestave që përfshinë kryeqytetin, Kiev.
Por ai menjëherë mohoi çdo vlerë në këtë gjest duke e urdhëruar policinë të mërkurën herët në mëngjes të pastrojë fushimin nga demonstruesit në Sheshin e Pavarësisë. Edhe pse policia dukej që po tërhiqej nga mesdita, konfrontimi zhyti Ukrainën më thellë në krizë.
Sekretari i Shtetit John Kerry, duke shprehur neverinë e Shteteve të Bashkuara me përdorimin e forcës, tha në një deklaratë: Kjo përgjigje është as e pranueshme, por as nuk përbën benefit për demokraci.
Edhe aleatët e z. Janukovich në Kremlin kanë thënë se nuk mund ti ofrojnë Ukrainës ndihmë ekonomike derisa kjo trazirë politike të zgjidhet.
Z. Janukovich është një president i zgjedhur në mënyrë demokratike, por ai minoi legjitimitetin e tij dy javë më parë, kur forcat e tij të sigurisë përdorën shufra gome dhe gaz lotsjellës kundër mijëra protestuesve të zemëruar nga refuzimi i tij të një marrëveshje ekonomike me Bashkimin Evropian, që mund të kishte hapur rrugën për një të ardhme të ndritshme ekonomike.
Z. Janukovich u përkul ndaj kërcënimeve hakmarrëse të Rusisë kundër importeve të Ukrainase nëse Ukraina arrin një marrëveshje me Evropën. Rusia, partneri më i madh tregtar i Ukrainës, ka lënë të kuptohet edhe në një zbritje të mundshme të çmimeve të gazit rus në vlerë prej 9 miliardë dollarë për Ukrainën nëse refuzon Evropën dhe i bashkohet bllokut ekonomik rajonal të udhëhequr nga rusët.
Bashkimi Evropian nuk duhet të qëndrojë ulur derisa Rusia ofron pagesa për të marrë hise në të ardhmen politike të Ukrainës. Ndërkohë, Kina kërkon të rrisë ndikimin e vet në Ukrainë duke investuar afro 7 miliardë dollarë apo më shumë në ekonominë e këtij vendi. Evropa duhet të kërkojë mënyra për të lehtësuar përtypjen financiare të Ukrainës, jo nga kërcënimet ose ryshfetet, por nga ofertat e arsyeshme të ndihmave ekonomike.
Në këtë pikë, vetëm një kompromis politik i negociuar mes qeverisë dhe opozitës, i shoqëruar me bisedime të reja tregtare me Evropën që z. Janukovich premton, mund të fillojë për të zgjidhur konfliktin.
Për muaj të tërë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka refuzuar të nënshkruajnë një kredi prej gati 15 miliardë dollarëve të ndihmave që Ukraina ka nevojë deri në mars për të rifinancuar borxhin e saj të jashtëm. FMN dëshiron që Ukraina të pranojë kushtet e vështira, duke përfshirë rritjen e çmimeve të gazit vendas dhe të imponojë kursime të rrepta buxhetore. Këto kushte mund të çojnë në më shumë trazira politike.
Përfundimisht, Ukraina do të ketë nevojë për ndihmë nga njëri nga fqinjët e saj, Rusia në lindje apo Evropa në perëndim. Me aq shumë rrezik, Bashkimi Evropian duhet të pyes veten se pse jo Evropa dhe pse jo tani?