14 Janar 2025

Ukraina refuzon iden ruse për federalizim

Kiev, 30 mars - Ukraina refuzoi menjëherë dhe ashpër propozimin rus për federalizimin e ish-republikës sovjetike duke i kërkuar Moskës t’u jepte fund lutjeve për të dhe të përqendrohej në problemet e veta.

“Ne do t’i rekomandonim Rusisë t’u jepte fund ultimatumeve të diktuara një shteti sovran dhe të pavarur dhe t’u kthehej situatës katastrofike dhe mungesës së plotë të ligjeve për minoritetet e saj, përfshirë atë ukrainas”, njoftoi Ministria e Jashtme ukrainase.

Përpara takimit me homologun e tij amerikan, John Kerry kushtuar krizës ukrainase, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i kërkoi Perëndimit të mbështeste një propozim që u jep më shumë pushtet rajoneve rusishfolëse të Ukrainës, si pjesë e një strukture federale.

“Përse vetë Rusia nuk adopton federalizmin që është edhe në emrin e saj zyrtar të shtetit, Federata Ruse?”, pyet ministria e sipërcituar.

“Pse nuk i njeh gjuhët e tjera si gjuhë zyrtare, përfshirë edhe ukrainishten, gjuhën e miliona qytetarëve rusë?”, shton kjo ministri.

“Është e pakuptimtë të lutesh për të tjerët. Vini rregull fillimisht në shtetin tuaj”, përfundon Ministria e Jashtme ukrainase.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)