25 Mars 2023

Ukraina pranon sistemet e para të mbrojtjes ajrore

Kiev, 8 nëntor - Ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se Ukraina ka marrë një dërgesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore, NASAMS dhe Apside.

Këto sisteme do ta ndihmojnë Ukrainën që të mbrohet kundër sulmeve ruse me raketa dhe dronë në të gjithë vendin.

"Këto armë do të forcojnë ndjeshëm ushtrinë ukrainase dhe do ta bëjnë qiellin tonë më të sigurt", tha ai në një postim në Twitter, më 7 nëntor.

Reznikov nuk specifikoi se nga cilat vende vinin sistemet, por falënderoi partnerët ukrainas, ku përmendi Norvegjinë, Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja deri në mesin e tetorit i ka dhuruar Ukrainës 20 sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS dhe ka premtuar se do të dërgojë edhe 18 të tjerë.

Pentagoni, kishte thënë, më 14 tetor, se do të dërgojë dy sistemet e para të avancuara raketore tokë-ajër NASAMS në javët në vijim.

Edhe NATO kishte deklaruar, më 18 tetor, se do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore.

Këtë lloj arme, Kievi e kishte kërkuar që në fillim të këtij viti.

NASAMS mundëson mbrojtje me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi kundër sulmeve raketore ruse.
 

/Rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)