Ukraina mbyll 9 kanale televizive të financuara nga Rusia
Kiev, 3 shkurt - Ukraina mori vendim për pezullimin e 9 kanaleve televizive në vend me arsyetimin se financohen nga ana e Rusisë.
Presidenca e Ukrainës bëri të ditur se Komiteti i Sigurisë Kombëtare dhe i Mbrojtjes kanë vendosur për sanksionimin e deputetit të Parlamentit të Ukrainës, Taras Kozak dhe kanaleve të tij televizive.
Sipas sanksioneve 9 kanalet televizive të Taras Kozak nuk do të jenë aktive për 5 vite.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes Twitter-it në lidhje me rastin në fjalë tha se ai e mbështet lirinë e shtypit ndërsa nuk e mbështet shtypin i cili bën propagandë me financimin e një shteti që sulmon Ukrainën.
Zëdhënësja e presidentit, Iuliia Mendel deklaroi se "Është konfirmuar se kanalet janë të financuara nga Rusia dhe se janë përdorur në luftën kundër Ukrainës"