Ukraina e interesuar për të marrë korsinë e Rusisë në grupin G8
Bruksel, 23 mars - Arseni Jaceniuk, kryeministri i Ukrainës shprehu dëshirën që vendi i tij të zëvendësojë Rusinë në grupin G8.
Ai në takim me Stefan Harper, kryeministër i Kanadasë ka thënë: Ukraina është e gatshme të anëtarësohet në grupin G8 në rast të largimit të Rusisë nga ky grup. Nëse në grupin G8 ekziston vend vakant, Ukraina është e gatshme ta mbushë atë, ka thënë në falën e tij kryeministri i Ukrainës.
Lidhur me largimin e Rusisë nga grupi G8, aktualisht ka mosmarrëveshje mes anëtarëve të këtij grupi. Barak Obama president i ShBA-ve dhe Dejvid Kamerun kryeministër i Anglisë, mbështetin idenë e largimit të Rusisë nga grupi G8 ndërsa Angela Merkel kancelare e Gjermanisë kohët e fundit ka mbështetur qëndrimin e Rusisë si anëtar i grupit G8.