14 Janar 2025

Ukraina e bën Serbinë Kroaci, hidhërohet Beogradi

Kiev, 23 mars - Në videon promovuese në të cilin Kievi sqaron pse Ukraina duhet të bëhet anëtare e BE-së, prezantohet harta në të cilën ishin fshirë të gjitha ish- shtetet e ish - Jugosllavisë nga ajo dhe të gjitha ato i ishin bashkuar Kroacisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar lidhur me promovimin e video spotit të Arsenije Jaçenjukut, duke thënë se me të i është bërë fyerje Republikës së Serbisë.Siç njofton B92, lidhur me këtë ministri serb i Punëve të Jashtme Ivan Mërkiq do të kërkojë sqarime nga ambasadori ukrainas në Beograd.

Në videon promovuese në të cilin Kievi sqaron pse Ukraina duhet të bëhet anëtare e BE-së, prezantohet harta në të cilën ishin fshirë të gjitha ish- shtetet e ish - Jugosllavisë nga ajo dhe të gjitha ato i ishin bashkuar Kroacisë.

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës Arsenije Jaçenjuk (në foto) aty ka sqaruar pse konsideron se Ukraina duhet të jetë pjesë e BE, dhe siç njoftojnë mediet serbe, edhe pse e ka përmendur Serbinë në kontest të fillimit të negociatave me Brukselin, për kryeministrin ukrainas nuk ekziston fare Serbia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)