14 Janar 2025

Ukraina drejt një lufte të mundshme

Kiev, 2 mars - Çdo minutë që kalon po e dërgon këtë shtet drejt një lufte të mundshme. Presidenti Obama ka biseduar në një telefonatë prej 90 minutash me Presidentin rus Putin.

Barak Obama i ka kërkuar drejtpërdrejtë Putinit që të tërheqë ushtrinë e tij, ndërsa Putin nga ana e tij insiston që është e drejta e tyre të mbrojnë interesat ruse në Ukrainë. Thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi ka bërë edhe Ban Ki Moon.

Presidenti ukrainas Turtchinov ka deklaruar se ushtria e Ukrainës është vënë në gatishmëri, është rritur siguria dhe mbrojtja e centraleve bërthamore si dhe e zonave strategjike.

Ndërsa kryeministri ukrainas Arsenik Jatseniuk deklaron “nëse Rusia do të ndërhyjë do të ketë luftë. Senati i Mokës kërkon gjithashtu të tërhiqet edhe ambasadori i Rusisë nga SHBA-ja.

Rusia ka filluar pushtimin e territoreve ukrainase, mbi 6000 deri në  28000 trupa ruse dhe 30 makina të blinduara, ndodhen në gadishullin autonom Krimea, ku jetojnë më shumë rusë.

Ndërkohë ditën e sotme Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë ditën e sotme një takim urgjent për Ukrainën, një kërkesë që vjen nga shteti i Britanisë. 

Por edhe shtete të tjera kanë reaguar për vendimin e Rusisë në raport me Ukrainën. Kryeministri kanadez, Stephen Harper kërcënoi se do të bojkotonte samitin e G8-s në Soçi, pasi Moska kishte dhënë miratimin për operacione ushtarake në Krime. 

“Ne u bashkohemi aleatëve tanë në dënimin e veprimeve të presidentit Putin, që janë një shkelje e hapur e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, deklaroi Harper.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)