12 Janar 2025

Ukelli i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Hungarisë

Budapest, 18 tetor - Në një ceremoni formale në Pallatin Sándor, ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Sami Ukelli i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Hungarisë, János Áder.

Ambasadori Ukelli me këtë rast falënderoi presidentin Áder për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve.

Ai e informoi presidentin Áder për arritjet e Kosovës në sferën politike si dhe mbi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Kosovës si faktor sigurie dhe stabiliteti në Ballkan, përkushtimin e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në strukturat euro-atlantike dhe rolin e veçantë të Hungarisë në realizimin e këtyre aspiratave.

Presidenti Áder duke i uruar punë të mbarë ambasadorit kosovar riafirmoi mbështetjen e fortë të shtetit hungarez për Kosovën në rrugëtimin e mëtejshëm të shtetit.

Në rrafshin bilateral, presidenti Áder theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe tregtisë.

Pas prezantimit të letrave kredenciale, ambasadori Ukelli me një ceremoni formale të Gardës kombëtare të nderit, vendosi kurorë lulesh mbi Monumentin e Dëshmoreve në Sheshin e Heronjve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)