12 Janar 2025

Udhëheqësit shqiptarë të Preshevës takojnë Daçiç

Beograd, 10 tetor - Udhëheqësit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës takohen sot me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankovic.

Një ditë më parë, ai tha për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se pas takimit me kryeministrin është parashikuar që ministrja e Shëndetësisë, Sllavica Gjukic Dejanovic ta vizitojë Preshevën në pjesën e dytë të tetorit.

Ai ka paralajmëruar se do të fillojë puna për zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në bazë të kornizës prej 7 pikash që ka miratuar Qeveria në fillim të qershorit.

Delegacioni i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës ka biseduar në fillim të korrikut në Beograd edhe me nënkryetarin e parë të Qeverisë, Aleksandër Vuçiç i cili me atë rast ka shprehur gatishmërinë që me të gjithë të bisedojë mbi të drejtat e pakicave në harmoni të garantimit me Kushtetutë dhe me standardet më të larta ndërkombëtare, por shteti nuk është i gatshëm të bisedojë mbi tërësinë tokësore dhe sovranitetin e shtetit.

Platforma e miratuar ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të tri komunave, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe të simboleve kombëtare, decentralizimin e gjyqësisë, arsimin, kulturën e mediat, shëndetësinë e mbrojtjen sociale dhe masat e sigurisë për vendosjen e mirëbesimit në atë hapësirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)