Turqia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme
Ankara, 4 tetor - Qeveria turke thotë se gjendja e jashtëzakonshme që hyri në fuqi pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik do të zgjatet edhe tre muaj, duke filluar nga 19 tetori.
Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus i bëri komentet për gazetarët të hënën pas një takimi të kabinetit. Partia kryesore e opozitës, CHP, e dënoi vendimin.
Veprimi i qeverisë kërcënon një konsensus të rrallë politik mes partisë AK në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe CHP.
Konsensusi u arrit si rrjedhojë e kundërshtimeve ndaj përpjekjes për grusht ushtarak, që la më shumë se 270 të vdekur.