13 Janar 2025

Turqia vazhdon përpjekjet për anëtarësim në BE

Ankara, 21 dhjetor - Ministri i jashtëm turk theksoi se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Agjencia e lajmeve AFP tha se, Ahmet Davutoglu, në një takim me disa ambasadorë të vendeve evropiane, duke iu referuar heqjes së kërkesave për viza për shtetasit turq që udhëtojnë në vendet evropiane, tha se Ankaraja do të vazhdojë bisedimet me Brukselin rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjen e Qipros.

Të njëjtat burime thonë se ambasadorët evropianë në një takim që patën me Davutollu folën edhe për skandalin e fundit të korrupsionit që ka tronditur Turqinë.

Edhe pse Amerika dhe Britania mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE, Gjermania dhe Franca kundërshtojnë atë.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 50 persona, përfaqësues të biznesit të afërt me qeverinë në mesin e tyre dhe 3 djemtë e tre ministrave të qeverisë turke janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë turke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)