Turqia po shtyn me 1 ditë kalimin drejt orës së verës
Ankara, 15 shkurt - Qeveria turke ka marrë vendim për shtyrjen me 1 ditë të kalimit drejt orës së verës në vend për shkak të zgjedhjeve vendase më 30 mars, njoftoi ministri turk i energjetikës dhe resurseve natyrore Taner Jëllmaz.
Kalimi normal drejt orës së verës në Turqi bëhet në natën përballë të dielës së fundit të muajit mars. Që të mos ndikojë orari i ri mbi veprimtarinë zgjedhore më 30 mars, kabineti ka vendosur që kalimi drejt orarit veror të bëhet në natën duke u gdhirë dita e hënë, kur zgjedhjet do të kenë përfunduar.