10 Janar 2025

Turqia pastron kufirin me Sirinë nga militantët ekstremistë

Ankara, 5 shtator - Trupat turke dhe aleatët e tyre brenda grupeve të rebelëve sirianë thanë se tashmë vija kufitare është e pastruar nga ekstremistët.

Ushtria e Sirisë së Lirë ka mundur të marrë kontrollin e zonave kryesore kufitare pranë komunitetit të Jarablus-it, duke mbyllur edhe rrugët kryesore të furnizimit të Shtetit Islamik me luftëtarë të huaj, armë dhe municione.

Kryeministri turk Binali Yildirim  ka thenë së \"Sot, nga Azaz në Jarablus, 91 kilometrat e vijës sonë kufitare me Sirinë janë vendosur në kontroll të plotë. Të gjithë terroristët janë zmbrapsur, janë larguar.\"

Turqia ndërmori një operacion të gjerë nga toka dhe ajri për të mbështetur grupet e rebelëve të merrnin kontrollin e Jarablus-it.

Ushtria e Sirisë së Lirë është grupi më i madh i rebelëve që filloi të luftojë në luftën civile që prej vitit 2011. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)