Turqia paralajmëron sulme terroriste në prag të \"Gjeneva II\"
Ankara, 22 janar - Qeveria turke nxorri një paralajmërim në Ankara, Stamboll dhe në jug të provincës së Hatay lidhur me mundësinë e një sulmi terrorist nga një grup i lidhur me Al-Kaidën.
Shërbimet informative treguan se 20 militantë nga Shteti Islamik në Irak, degë e Al-Kaidës, dhe Levant (ISIL) po planifikojnë sulme për ndërprerjen e bisedimeve të paqes \"Gjeneva II\", thuhet në raport.
Raporti thekson se militantët kanë planifikuar atake që synojnë hotelet dhe ambjente, ku mendohet se do të qëndrojnë anëtarë të opozitës siriane dhe Ushtrisë së Lirë Siriane, ka njoftuar Agjencia e Lajmeve \"Dogan\".
Të hënën, të paktën 10 persona mbetën të vrarë dhe u plagosën dhjetra të tjerë si pasojë e dy shpërthimeve me autobombë në afërsi të kufirit turko-sirian.