13 Janar 2025

Turqia nuk do t’i kërkojë falje Serbisë

Ankara, 13 janar -  Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davotuglu, ka thënë se shteti turk nuk do t’i kërkojë falje Serbisë për deklaratën e kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan në Prizren se “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”.

Ai ka thënë se deklarata e Erdoganit përçon vetëm mesazhe pozitive. Sipas Davutoglit deklarata e shefit të tij nuk ka qenë e karakterit politik.

“Në pyetje është një definicion kulturor. Kur në gjuhën turke ju thoni ‘Kosova është vendi i tij i dytë’, kjo tregon afërsinë kulturore. Mendoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për të treguar qëllimet tona të mira përballë popullit dhe qeverisë serbe”, ka thënë Davotuglu në një intervistë për “Blic”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)