14 Janar 2025

Turqia nën pasojat e thatësirës

Stamboll, 4 mars - Në Turqi ka vështirësi në furnizimin me ujë. Vendi vuan nën thatësirën më të fortë të dhjetë viteve të fundit.

Ekspertët i shohin shkaqet jo vetëm tek ndryshimi i klimës por kritikojnë menaxhimin e ujit nga politika.

Në pishinat e Stambollit uji është përgjysëm ose nuk ka fare. Turqia ka përpara një verë shumë të varfër në ujë. Më shumë se dy milionë metra kub ujë konsumojnë rreth 14 milionë banorët e metropolit në Bosfor.

Dhjetë diga furnizojnë qytetin por sipas të dhënave të Institutit të Stambollit për Administrimin e Ujit dhe Kanalizimet (ISKI) ato janë aktualisht të mbushura vetëm në 29,8 për qind të kapacitetit. Veçanërisht të prekur nga mungesa e ujit janë perëndimi i Turqisë dhe Anadolli qendror.

Megjithatë ministri për Mjedisin dhe Pyjet, Vejsel Eroglu, tha për gazetën Hürriyet: "Nuk do të ketë mungesë uji. Ne do të vëmë ujë në dispozicion. Mos u shqetësoni." Por kryebashkiaku i Stambollit Kadir Topbas përmes Twitter tha se Stambolli do të vuajë nga thatësira. Edhe ministri i Bujqësisë Mehdi Keer paralajmëroi muajin e kaluar nga periudha e thatësirës.

"Kaq pak para zgjedhjeve komunale thuajse asnjë politikan nuk pranon të flasë hapur për problemet. Por dihet se Stambolli me sasinë e ujit që ka aktualisht në dispozicion mund t'ia dalë e shumta edhe vetëm katër muaj", thotë Ümin Sahin, ish kryetar i partisë ekologjiste turke. Reshjet këtë dimër kanë sjellë vetëm një të tretën e sasisë së zakonshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)