Turqia mori përsipër kryesinë OECD për vitin 2012

Ankara, 15 nëntor - Turqia mori përsipër kryesinë e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për vitin 2012.
Ndërkaq, Mbledhja e Këshillit të Ministrave të OECD-së do të organizohet mes datave 22-24 maj 2012, në kryeqytetin Paris të Francës.
Në deklaratën e posaçme të MPJ-së turke lidhur me këtë temë, pasi përmendet fakti se hera e fundit që Turqia ka kryesuar një mbledhje të Këshillit të Ministrave të OECD-së, organizatë kjo në të cilën ajo është një prej anëtareve themeluese, ka qenë viti i largët 1986, vijohet me këto fjalë:
\"Marrja e kësaj detyre sërish nga Turqia pas një periudhe relativisht të gjatë, do të shërbejë në zhvillimin akoma më shumë e marrëdhënieve tona me OECD-në dhe do t\'u japë një dimension të ri kontributeve, që vendi ynë i ka dhënë deri më sot organizatës.\"
MPJ-ja turke në fund të komunikatës tërheq vëmendjen se kryesia e radhës e Turqisë për vitin 2012 do të krijojë mundësinë për të marrë përsipër një rol kryesor në formimin e agjendës së OECD-së për vitin 2012 dhe në shkëmbimin e përvojave në kuadrin e performancës së saj ekonomike mjaft të suksesshme.