11 Janar 2025

Turqia mbështet fuqishëm shtimin e njohjeve për Kosovën

Xhibuti, 18 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu.

Shefi i diplomacisë turke ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Turqisë për Kosovën në të gjitha aspektet, duke përgëzuar ministrin Hoxhaj për suksesin e madh që ka bërë Kosova gjatë këtij viti.

“Turqia është mbështetëse e fuqishme sa i takon rritjes së numrit të njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Davutoğlu, duke uruar ministrin Hoxhaj edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, po ashtu ka ftuar ministrin Hoxhaj për një vizitë zyrtare në Turqi.
 
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve në rrafshin diplomatik, ekonomik dhe tregtar.

Hoxhaj ka njoftuar homologun turk edhe për procesin e shtetndërtimit në të cilin është Kosova.

“Pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, Kosova ka vazhduar progresin në procesin e integrimet evropian, duke u angazhuar në dy procese paralele, liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e stabilizimit-asocimit”, ka thënë Hoxhaj, gjatë takimit me Davutoğlun, duke e falënderuar për mbështetjen që ka dhënë Turqia në anëtarësimin e Kosovës në BERZH.

Hoxhaj dhe Davutoğlu kanë biseduar edhe për  procesin e normalizimit të relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u pajtuar që ky proces duhet të fillojë me largimin e plotë të strukturave në veri e deri të njohja e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)