Turqia lëshon 113 urdhëra arresti për ndërtuesit e pallateve të shembura
Ankara, 12 shkurt - Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Shifrat më të fundit tregojnë se deri më tani numri viktimave ka kapur shifrën e mbi 28.000 personave.
Qeveria turke deri më tani ka lëshuar 113 urdhër arresti për personat e përfshirë në ndërtimin e pallateve të shembura.Policia turke ka bërë të mundur arrestimin e 12 personave, kontraktorë ndërtimesh.
Priten arrestime të tjera të cilat shihen si një tentativë fajësimi për pasojat shkatërrimtare të tërmetit.
Prej shumë vitesh ekspertët kishin paralajmëruar se ndërtimet e reja në Turqi ishin të pasigurta si pasojë e korrupsionit dhe politikave të qeverisë.
Këto politika lejuan një amnisti për kompanitë e ndërtimit, të cilat kishin shkelur rregullat e si pasojë sollën, një bum ndërtimesh edhe në zonat e prekura nga tërmeti.
Me mijëra godina u rrafshuan nga tërmeti duke ngritur pyetjen nëse në këtë fatkeqësi natyrore pati impakt e ndihmuan dështimet njerëzore.