Turqia kundër Kosovës për marrëveshjen me Izraelin
Ankara, 2 shkurt - Turqia ka reaguar ndaj marrëveshjes mes Kosovës dhe Izraelit që parashikon hapjen e ambasadës në Jeruzalem.
Reagimi i parë erdhi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, deklaroi se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jeruzalem përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje.
Sipas Anadolu Agency (AA), Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim për pyetjet lidhur me angazhimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Jeruzalem.
Duke rikujtuar se me një marrëveshje të nënshkruar dje u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, Aksoy theksoi se në këtë kuadër u kuptua se Kosova është angazhuar në drejtimin për të hapur ambasadë në Jeruzalem.
"Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete", tha zëdhënësi Aksoy.