Turqia kërkon dëmshpërblim për viktimat e sulmit izraelit
Gjenevë, 2 qershor - Turqia i dërgoi kërkesë Izraelit të paguaj dëmshpërblim për familjet e të vrarëve dhe plagosurve gjatë sulmit të ushtarëve izraelitë në anijet që transportonin aktivistë dhe ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, transmetojnë agjencitë.
Së paku nëntë persona humbën jetën e tyre gjatë sulmit, ndërsa rreth 50 janë lënduar gjatë operacionit të forcave izraelite të hënën në mëngjes.
"Aksioni izraelit ishte i paarsyeshëm dhe kjo është shkelje e rëndë e ligjeve ndërkombëtare", tha në Gjenevë, Ahmet Uzumcu, përfaqësuesi turk i cili ishte pjesë e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit për të drejtat e njeriut të KB-ve.
"Familjeve të të vdekurve dhe të plagosurve doemo duhet t'u paguhet dëmshpërblim", shtoi ai. Supozohet se shumica e të vdekurve dhe të lënduarve janë shtetas turq.