Turqia kërcënon të hapë kufirin për të lejuar hyrjen e emigrantëve në Europë
Ankara, 26 nëntor - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar se do të hapë kufijtë e vendit të tij me Europën, për të lejuar hyrjen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm në kontinent.
Erdogani e ka bërë kërcënimin një ditë pasi Parlamenti Europian vendosi të ngrijë bisedimet mbi pranimin e Turqisë në BE.
Erdogani është shprehur se, ndërsa Ankaraja ka shpenzuar rreth 15 miliardë dollarë për strehimin e refugjatëve, BE-ja ka ofruar vetëm rreth 700 milionë dollarë ndihma.
Parlamenti Evropian ka votuar për të pezulluar bisedimet e anëtarësimit me Turqinë, për shkak të asaj që e quan spastrim pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në korrik.